Ministri i Financave Fatmir Besimi : 180 milionë të reja mbështetje financiare për tejkalimin e krizës

47

Janë siguruar 180 milionë të reja mbështetje financiare për tejkalimin e krizës së shkaktuar nga virusi korona, prej të cilave 80 milionë euro janë nga BE me qëllim për të siguruar stimul fiskal për ekonominë dhe qytetarët, kurse 100 milion euro nga EIB për kredi të lira për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Siç njoftojnë nga Ministria e Financave, sot u transferua kësti i dytë me shumë prej 80 milion eurosh, nga gjithsej 160 milion euro mbështetje makro-financiare nga Bashkimi Evropian për kapërcimin e krizës së shkaktuar nga virusi korona.

Poashtu sot, Parlamenti miratoi ligjin për 100 milionë euro të reja nga Banka Evropiane e Investimeve për kredi të lira për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilat do të vendosen përmes bankave tregtare.

Sektori i korporatave ka nevojë për mbështetje për shkak të problemeve të likuiditetit dhe aftësisë paguese në kohë krizash, veçanërisht në industritë me intensitet kontakti. Mjetet e reja financiare duhet të dërgohen deri tek investitorët përmes mekanizmave të ndryshëm. Në atë mënyrë, do të arrihet një efekt pozitiv i shumëfishtë në ekonomi.

“E nevojshme është të vazhdohet mbështetja e kompanive në mënyrë që ekonomia të vazhdojë të rimëkëmbet,”-tha Besimi në kolumnën e titulluar “Stimuli fiskal për rimëkëmbjen, rritjen e shpejtuar ekonomike dhe konsolidimin fiskal”.

Gjatë këtij muaji duhet të nënshkruhet edhe marrëveshja financiare me EIB për vënien në funksion të këtyre 100 milion euro kredi të lira të synuara për financimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.