7.4 C
Tetovo
E enjte, 15 Maj, 2025
BallinaLajmeMinistri i Drejtësisë Krenar Lloga takon Fidan Limanin shqiptarin nga Kumanova që...

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga takon Fidan Limanin shqiptarin nga Kumanova që është zgjedhur këshilltar në Austri

Ministri i drejtësisë Krenar Lloga sot ka pritur në takim shqiptarin nga Kumanova Fidan Limanin i cili jeton dhe vepron në Austri dhe njëherit është edhe këshilltar Komunal në Komunën e Traisenit (SPÖ) në Austri, shkruan Top24

“E përgëzova Fidanin për sukseset e deritanishme dhe i urova që të arrijë majat më të larta të politikës. Përveç suksesit, më gëzoi edhe fakti që e mban gjallë interesimin për vendlindjen, politikën këtu dhe proceset nëpër të cilat kalojmë. Biseduam rreth zhvillimeve aktuale, sfidat që na presin, si ndryshimet kushtetuese, procesi euro-integrues, reformat dhe rikthimi i drejtësisë në vend. Interesimi i Fidanit, i cili beson se bashkërisht mund t’i ndryshojmë gjërat për të mirë, paraqet motiv dhe përgjegjësi për të gjithë ne.” tha ministri Lloga.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments