31.8 C
Tetovo
E premte, 4 Korrik, 2025
BallinaLajmeMinistri i Drejtësisë Krenar Lloga: Renata Deskoska është shembull i keq për...

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga: Renata Deskoska është shembull i keq për një ministër të drejtësisë

Lidhur me pretendimet e ish-ministres së Drejtësisë, Renata Deskoska, se Gjykata Kushtetuese duhet të inicojë procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Udhëzimit, ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, në një deklaratë për media tha se ajo është shembull i keq për një ministër.

“Gjatë mandatit të saj si Ministre e Drejtësisë, ajo emëroi veten e saj si përfaqësuese në Komisionin e Venecias, një organ i pavarur këshillimor në Këshillin e Evropës. Nëse ajo u referohet standardeve evropiane dhe ndërkombëtare, atëherë është një nga ato ministra që i ka shkelur ato standarde. Kjo nuk ndodhë në asnjë vend të botës”.

“Ajo është shembull i keq për një ministër edhe në të kaluarën, kur nuk ka pranuar ndryshimet kushtetuese që Marrëveshja e Prespës të kalojë nëpërmjet të Ministrisë së Drejtësisë, por nëpërmjet të Ministrisë së Punëve të Jashtme, që është një precedent”, tha Lloga.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments