16.8 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeMinistri i Drejtësisë Krenar Lloga përshëndet vendimin e Kushtetueses për shfuqizimin e...

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga përshëndet vendimin e Kushtetueses për shfuqizimin e grafës etnike

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, nëpërmjet një shkrimi në rrjetet sociale shkruan se pajtohet dhe përshëndet vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e udhëzimit të tij, për përfshirjen e grafës etnike në certifikatat e lindjes/vdekjes dhe ato martesore të lëshuara nga Evidenca Amë. Nga ana tjetër, ai thotë se pret që gjykata të veprojë sipas detyrës zyrtare edhe për aktet e tjera ku është shkelur afati kushtetues për publikimin në Gazetën Zyrtare.

Sipas Gjykatës Kushtetuese, udhëzimi është shfuqizuar për shkak se gjykata vlerëson se është bërë shkelje e nenit 52, paragrafi 2 i Kushtetutes, gjegjësisht nuk është respektuar afati kushtetues në të cilin është dashur të publikohet ky udhëzim.

“Neni parasheh afat prej 7 ditësh për publikim që nga dita e sjelljes. Kushtetuesja ka shpjeguar tashmë se nuk bëhet fjalë për shkelje teknike, por thelbësore”, theksoi Hristina Bellovska, zëdhënëse e Gjykatës Kushtetuese.

Me vendimin e tillë të Kushtetueses nuk vlejnë më as certifikata që janë nxjerrë më përkatësi etnike e as nuk do të mund të nxjerrën më.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments