4.3 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMinistri i Drejtësisë Krenar Lloga njofton për nënshkrimin e një Memorandumi të...

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga njofton për nënshkrimin e një Memorandumi të rëndësishëm me ASK-në

Ministri i drejtësisë Krenar Lloga sotë me drejtorin e Agjensisë për Siguri Kombëtare,Zarko Milloshevski ,ka nënshkruar memorandum për bashkpunim për bashkëpunim të drejtpërdrejtë të ASK-së dhe Ministris së Drejtësisë,në funksion të mbrojtjes së sigurisë kombëtare të shtetit.

“Me drejtorin e Agjencisë për Siguri Kombëtare, Zarko Milloshevski, nënshkruam memorandum për bashkëpunim të drejtpërdrejtë të ASK-së dhe Ministrisë së Drejtësisë, në funksion të mbrojtjes së sigurisë kombëtare të shtetit.

Me këtë Memorandum bashkëpunimi përcaktohen të dhënat, informacionet dhe përvojat që do të shkëmbehen dhe rregullohen mënyra dhe procedura e shkëmbimit të të dhënave dhe informacionit ndërmjet Palëve Kontraktuese, ndërsa parashihet edhe shkëmbim i përvojave, bashkëpunim në rritjen e kapaciteteve kadrovike, trajnimet e nevojshme, caktimin e prioriteteve dhe fusha të tjera me interes.

Siguria e qytetarëve dhe vendit është ndër prioritetet më të rëndësishme, ndërsa bashëpunimi mes institucioneve rrit efikasitetin dhe cilësinë e shërbimit ndaj tyre. Mbetemi të përkushtuar për një shtet të drejtë dhe të ardhme të sigurtë të qytetarëve tanë”, ka shkruar ministri i drejtësisë, Krenar Lloga.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments