19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeMinistri i Arsimit Arbër Ademi / MËSIMI ONLINË PO KONTROLLOHET DHE JEP...

Ministri i Arsimit Arbër Ademi / MËSIMI ONLINË PO KONTROLLOHET DHE JEP REZULTATE

Si pasojë e pandemisë covid 19 arsimi në vend zhvillohet online, ku sistemi arsimor ballafaqohet me shume sfida sa I perket realizimit të mësimit në këtë formë, por ministri I arsimit dhe shkencës Arbër Ademi thotë për REL se vendi ka arriturr rezultate edhe atë të mira gjatë këtij muaji.

Platforma online e sistemit arsimor tanimë është sistëm formal, dhe të gjithë që do ta kundërshtojnë këtë mënyrë për ta rumbullaksuar vitin do të ndiqen nga institucionet përkatëse si  inspektorati shtetëror I raportit, thotë ministri I arsismit Arbër Ademi, ai shton se rezultatet e marra deri më tani me këtë lloj të zhvillimit të mësimit janë inkurajuese.

Që nga fillimi I kësaj situate ne bëmë apel që institucionet arsimore të fillojnë mësimin online, hasëm në kundërshtime shaku se, sic apeluan, ky sistem nuk ka bazë ligjore, prandaj ne vendosëm rregullore, dhe tani mësimi online është sistem zyrtar I procesit arsimor dhe nuk është jozyrtar. Kemi edhe mekanizma të cilat I kontrollojnë shkollat për atë se si e zhvillojnë mësimin online dhe ka institucione përkatëse operative të cilat I ndjekin dhe ndërmarrin hapa konkret, inspektorati shtetëror I raportit ka parashtruar pyetësorë deri te mësimdhënësit dhe nxënësit dhe rezultatet e marra janë inkurajuese në nivel shtetëror.

Por jo të gjithë fëmijët kanë qasje në internet dhe kanë pajisje elektronike për ta ndjekur këtë formë të mësimdhënies, për këtë cështje Ademi thotë se kanë dërguar nëpër shkolla kërkesa për lista për nevojat e nxënësve të cilët nuk kanë qasje në internet dhe nuk kanë pajisje, për ti siguruar ministria me të njejtat, por sic thotë ai nuk ka shumë nxënës që kanë nevoja të këtilla.

Ne me kolegun, ministrin Mancevski do të ndajmë vaucerë për të gjitha familjet e nxënësve të cilët nuk kanë qasje në internet, dhe nuk kanë të ardhura për ta realizuar të njëjtën, sa I përket pajisjes elektronike, shumica e fëmijëve ose prindërve të tyre kanë mesiguri një pajisje që lidhet me internet, për ata të paktit që nuk kanë, me sinqeritet thom se me një sumë simbolike mund të pajisen me një telefon ose të ngjajshme, nuk  shoh se kemi problem në këtë sferë, edhe pse jemi në komunikim e sipër me donatorë potencial nga sektori I biznesit të cilët duan ti ndihmojnë familjet që kanë kësi lloj problemesh.

Ministri I arsimit dhe shkencës Arbër Ademi shpjegoi edhe format të cilat janë ofruar për ta zhvilluar mësimdhënien në kohë të pandemisë, ajo e rregullta ku nxënësit dhe mësimdhënësit kanë interaktivitet dhe kontakt të ndërsjellë në kohë reale, është forma zyrtare, ligjore e zhvillimit të mësimit për momentitn, nëpërmjet aplokacioneve ose platformave të ndryshme online, por edhe hapësira 2 orë e gjysmë në televizionet shtetërore ku jepen ligjerata nga mësues e quajtur TV klasa, si dhe platformën nacionale të arsimit E-klasa ose klasa online si opsion alternative./REL&KlanMaceonia

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments