19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeMinistri i Arsimit Arbër Ademi: Integrimi në arsim parakusht për shoqëri multietnike

Ministri i Arsimit Arbër Ademi: Integrimi në arsim parakusht për shoqëri multietnike

Shkup, 10 dhjetor 2019

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, dr. Arbër Ademi mori pjesë në aktivitetin për ndarjen e mirënjohjeve mësimdhënësve të shkollave të mesme të Qytetit t Shkupit, të cilët përmes punës vullnetare, vitin e kaluar shkollor u angazhuan drejtpërdrejtë në projektin për realizmin e orëve të përbashkëta mësimore mes nxënësve shqiptarë dhe maqedonas.

Duke e vlerësuar integrimin në arsim si faktor tejet të rëndësishëm në përpjekjet për ndërtimin e shoqërisë dhe shtetit multietnik, ministri Ademi tha se për disa vite, MASH edhe në mënyrë logjistike dhe financiare i mbështet shkollat që të organizojnë aktivitete të cilat e nxisin bashkëpunimin midis të rinjve të bashkësive të ndryshme etnike.

“Përmes aktiviteteve të tilla, posaçërisht përmes organizimit të orëve të përbashkëta mësimore, tek nxënësit shmanget frika nga e panjohura dhe zvogëlohet shkalla e paragjykimeve. Ky është parakushti kryesor që të rinjtë të takohen më shpesh, të mësojnë dhe të punojnë së bashku dhe të krijojnë miqësi”, u shpreh ministri Ademi.

Gjatë krijimit të politikave dhe praktikave arsimore, sipas njeriut të parë të arsimit në vend, jo rrallë drejtuesit e institucioneve ballafaqohemi me situata, për të cilat duhet të sillen vendime të guximshme, por të duhura. I tillë, sipas ministrit Ademi, ishte edhe vendimi për mbajtjen e orëve të përbashkëta mësimore me nxënës të cilët mësojnë në gjuhë të ndryshme mësimore. Ky program, sqaroi më tej ministri, bëhet me kujdes dhe së bashku me të gjithë faktorët relevant dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, me qëllim që të arrijmë efektin më të mirë të mundshëm.

“E dimë se ndryshimet nuk ndodhin lehtë dhe se për sukses duhet motivim, këmbëngulje dhe qëndrueshmëri. Por, e ardhmja jonë varet prej angazhimit për ndryshime pozitive tek gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme”. Prandaj, sikurse nënvizoi më tej Ademi, Ministria e Arsimit dhe Shkencës me të gjithë kapacitetin e vet është e fokusuar në përmirësimin e cilësisë në arsim si dhe kultivimi i marrëdhënieve harmonike, të cilat bazohen në respektimin e dallimeve të gjithë llojeve.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments