10.8 C
Tetovo
E mërkurë, 20 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMinistri Hekuran Murati për pamjet e dronit që e filmuan Radojiçiqin: Miku...

Ministri Hekuran Murati për pamjet e dronit që e filmuan Radojiçiqin: Miku i Vuçiqit, udhëhoqi grupin terrorist, çfarë do të bëjë BE?

Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, në Qeverinë e Albin Kurtit, ka shtruar një pyetje për Bashkimin Evropian.

Kjo pasi përmes dronit është kapur fotografia e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojçiq, ku shihet pjesë e aksionit terrorist, të së dielës në veri të vendit.

Për këtë Murati e ka pyetur BE-në se çfarë do të bëjë unioni pasi kandidatja kryesore për anëtarësim, Serbia qëndron mbrapa sulmit terrorist në Kosovë.

”Dëshmi të pakundërshtueshme se Serbia, kandidatja kryesore për në BE, qëndron pas sulmit terrorist të së dielës në veri të Kosovës – pamjet me dron tregojnë mikun e Vuçiqit duke udhëhequr grupin terrorist. Pyetja që mbetet është: Çfarë do të bëjë BE-ja për këtë”, ka shkruar Murati në Twitter.

Si pasojë e sulmit terrorist, të dielën ka mbetur vdekur polici Afrim Bunjaku, që mori gradën e heroit të Kosovës

Ky akt brutal është kundërshtuar ashpër nga Qeveria e Kosovës, por edhe bashkësia ndërkombëtare e ka cilësuar si terrorist.

Përkundër se Serbia ka mohuar se qëndron mbrapa, ekzekutivi kosovar publikon fakte që dëshmojnë të kundërtën.gazetaexpress

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments