11.1 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeMilloshoski akuza Ademit: Ministër i dështuar, shkatërruat sistemin arsimor

Milloshoski akuza Ademit: Ministër i dështuar, shkatërruat sistemin arsimor

Alsat30.08.2020 14:05

Debati i sotëm vazhdoi me përplasje mes deputetëve të shumicës parlamentare dhe atyre të opozitës. Antonioo Milloshovski akuzoi ish ministrin e arsimit dhe deputetin aktual Arbër Ademi për siç u shpreh Milloshoski për shkatërrim të procesit mësimor.

“Kur dikush të dëgjoj fjalimin e Arbër Ademit dikush do të mendoj se tek ne gjithçka është në rregull, përfshi sektorin e tij. Z. Ademi, ju ajkoma nuk keni një koncept se kur do të filloj viti shkollor. Në shtet nuk ndaluan tenderët, por ndaluan vendimet që ju duhej t’i merrni, përfshi edhe atë se kur do të filloj viti i ri shkollor. Prandaj mendoj se mandati i juaj është mandata i pasuksesshëm në arsim. Ju nuk sollët sukses por vetëm brenga tek njerëzit që kanë fëmijë në shkollë”, tha Antonio Milloshovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Kishim mandat të suksesshëm. Ne nuk jemi kancer për shoqërinë por jemi ilaç për shoqërinë.

“Nuk është e vërtet se nuk kemi koncept, në më shumë raste kemi biseduar. Kemi vendim në Qeveri që viti i ri shkollor të filloj më një tetor dhe të gjitha protokollet janë miratuar dhe kemi për qëllim shëndetin e fëmijëve”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments