6.8 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaMiliarderi saudit nxjerr në shitje apartamentin për 170 milionë dollarë

Miliarderi saudit nxjerr në shitje apartamentin për 170 milionë dollarë

Manjati saudit Fawaz Al Hokair po nxjerr në shitje për 170 milionë dollarë shtëpinë e tij në 432 Park Avenue, një nga më luksozet të Nju Jorkut. Kjo u zbulua nga tre burime të informuara për Wall Street Journal.

Çmimi është pothuajse dyfishi i asaj që Al Hokair pagoi për pronën në vitin 2016 dhe nëse ai mund t’i afrohet kësaj shume, prona do të ishte ndër më të shtrenjtat e shitura ndonjëherë në SHBA.

Apartamenti, i cili ndodhet në katin e 96-të të rrokaqiellit, shtrihet në gati 750 metra katrorë me një pamje panoramike të të gjithë qytetit dhe Parkut Qendror. Deri kohët e fundit pallati ishte ndërtesa më e lartë e banimit në hemisferën perëndimore.

Pas krizës për shkak të Covid, tregu i pasurive të patundshme luksoze në Big Apple ka përjetuar një rritje të konsiderueshme. Kohët e fundit dy apartamente në afërsi 220 Central Park South u shitën për shifrën e kombinuar prej 157.5 milionë dollarë, një nga më të lartat për një ndërtesë banimi në metropol.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments