Policia dhe protestuesit bullgarë u përleshën të mërkurën derisa parlamenti u takua për të filluar diskutimin mbi një kushtetutë të re.
Demonstruesit kanë bllokuar rrugët dhe kanë organizuar tubime të përditshme në kryeqytetin Sofje dhe qytete të tjera për gati dy muaj.
Ata po bëjnë presion për dorëheqjen e kryeministrit Bojko Borisov dhe të kryeprokurorit Ivan Geshev në lidhje me pretendimet se ata janë të lidhur me oligarkët.
Borisovi tashmë ka shkarkuar disa ministra kryesorë dhe së fundmi ka propozuar miratimin e një kushtetute të re, por protestuesit i kanë hedhur poshtë këto masa.
Mijëra demonstrues dolën në rrugët e Sofjes, duke brohoritur “dorëheqje” dhe “mafia” si dhe duke hedhur gurë, vezë dhe domate.