0.3 C
Tetovo
E hënë, 23 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeMickoski:I hedhi poshtë pretendimet se jemi kundër që kryeministri të jetë shqiptarë....

Mickoski:I hedhi poshtë pretendimet se jemi kundër që kryeministri të jetë shqiptarë. Edhe pa qeveri teknike mund të realizohet marrëveshja mes LSDM-së dhe BDI-së

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në emisionin “Intervistë në SHENJA”, duke folur për Qeverinë teknike tha se ata nuk dëshirojnë të ketë qeveri teknike për shkak se është antikushtetues.

“Ishte edhe në vitin 2016, 2020 ishte përkrahur por unë ju tregoj se cili është motivi i VMRO-së kundër kësaj. Nëse flasim për Ligj dhe Kushtetuta duhet të jemi principiel pa dallim se kur humbim apo fitojmë. E hedh poshtë diskutimin kundër asaj se VMRO-DPMNE është kundër kryeministrit shqiptar. Isha i pari i cili e propozova kryeministër shqiptar, Afrim Gashin. Edhe në të kaluarën ka patur kryeministër që nuk ka qenë maqedonas”, tha Mickoski
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se edhe tani me shfuqizimin e Qeverisë teknike mund që partnerët e koalicionit të realizojnë marrëveshjen e tyre politike.

Ai tha se kjo do të ishte qeveri politike dhe jo teknike ndërsa VMRO-DPMNE nuk do të merrte pjesë.

“Bëni qeveri politike, kryeministri aktual do të jep dorëheqje, Pendarovski mund t’ja jep mandatin, po sillet emri i Talat Xhaferi bëhet qeveria, ne nuk do të ishim kundër”, u shpreh Mickoski, raporton SHENJA.

Mickoski tha se ata do të dalin në zgjedhje, pa dallim kush do t’i organizojë zgjedhjet ata do të dalin dhe do t’i fitojnë ato. /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments