7 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMickoski-VMRO-DPMNE: Në mungesë të rezultateve nuk ka datë për negociata

Mickoski-VMRO-DPMNE: Në mungesë të rezultateve nuk ka datë për negociata

Nuk ka datë për bisedime me BE-në për shkak të mungesës së projekteve dhe rezultateve konkrete të kësaj Qeverie. Ky është konstatimi i liderit të opozitës, Hristijan Mickoski i cili mos marrjen e datës e arsyeton me siç i quan ai dështimet e Qeverisë Zaev. Kreu i VMRO-DPMNE-së, i kujton kryeministri Zaev se në vend që ta dërgojë vendin në Evropë, po e largon Evropën ditë e më tepër.

Kur edhe ai u vërtetua se ndryshimi i emrit nuk mjafton për të mbajtur pushtetit dhe pas shpërqendrimit të opinionit nga skandalet dhe mashtrimet, filloi të arsyetohet me të ardhëm Evropiane. Por ajo e ardhme me këtë njeri nuk do të vij, nuk do të vijë për shkak se fjalët për vlera Evropiane janë të zbrazëta, pa përmbajtje dhe vepra konkrete. Pikërisht mungesa e rezultateve të kësaj Qeverie na largon ditë më tepër nga BE-së”. – theksoi Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së

Alsat

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments