13.1 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeMICKOSKI SHPALOS AFERË TË RE:AFERA E RE MAFIA 2, MË SHUMË SE...

MICKOSKI SHPALOS AFERË TË RE:AFERA E RE MAFIA 2, MË SHUMË SE 20 MIJË PERSONA KANË NGA DY NUMRA AMË

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka deklaruar se sipas informacioneve që kanë marrë ata, në Maqedoni ekzistojnë mbi 20 mijë persona të cilët kanë të paktën dy numra amë.

Në një brifing me gazetarët ai ka thënë se, një person me dy numra amë të ndryshëm është i evidentuar dy herë në Listën Zgjedhore.

Ai thekson se, sipas kontrolleve në Listën Zgjedhor, personi i njëjtë është regjistruar me emrin e vërtetë, adresën, ndërsa personi i dytë në komunë tjetër. Sipas Mickoskit numrat dallojnë vetëm në tre numrat e fundit.

Mickoski thekson se numër amë të tillë ka shtetasi turk Sedat Peker, i cili posedon  pasaportë të RMV-së.

Kjo sipas VMRO-së është keqpërdorim klasik i institucioneve dhe krim i rëndë para se gjithash për votime në zgjedhjet

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments