Reformat që lidhen me eurointegrimin duhet të fillojnë nga prokuroria dhe gjyqësori, tha kryeministri Hristijan Mickoski në debatin e organizuar rreth agjendës së reformave dhe planit për rritje, në Qeveri. Ai tha se qeveria ka disa kushte për të plotësuar; depolitizim të gjyqësoritl, mbrojtje të prokurorëve dhe gjykatësve nga presionet politike dhe biznesore dhe krijimin e mekanizmave për mbikëqyrje dhe llogaridhënie.
“Më shqetësuese është se institucionet të cilat duhet ta luftojnë korrupsionin, prokuroria dhe gjyqësori, shpesh janë nem, joefikas ose nën ndikim politik. Reformat në sektorin gjyqësor janë më urgjente. Pa to, të gjitha reformat e tjera janë të pavlefshme. Nuk ka shoqëri evropiane nëse prokurori zgjedh se për kë do të hapë lëndë dhe për kë do të heshtë, gjykata sjell vendime sipas zgjedhjes së partive politike dhe jo sipas Kushtetutës dhe ligjeve. Qytetari e humb besimin se do të fitojë drejtësi”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër.
Vendi ka afat deri në qershor për zbatimin e disa prej reformave fillestare në gjyqësor, e ku bën pjesë edhe ligji i ri për Këshillin gjyqësor. Deri në këto momente, ligji nuk është gati. Ministri për Eurointegrime Orhan Murtezani thotë se nuk ka tregues të saktë për të parashikuar se cilat reforma do të tejkalojnë afatet e realizimit të parashikuar në Agjendën e reformave.
“Reformat atje kërkojnë konsensus më të gjerë shoqëror dhe kjo nënkupton më shumë kohë për harmonizim. Kjo nuk nënkuptohen se ka vonesa për shkak të mungesës së koordinimit por se ata procese marrin më shumë kohë. Për të gjitha hapat që nuk do të përfundojnë në kohë ka afat prej 12 muajsh pikërisht për këtë arsye”, tha Orhan Murtezani, Ministër për Eurointegrime.
Debati ishte në kuadër të projektit Mbështetje për integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, i financiar nga Suedia, Zvicra dhe Ministria për Eurointegrime.
“Një pjesë e madhe e mjeteve që janë dhënë përmes kësaj ndihme financiare lidhet direkt me zbatimin e reformave në sundimin e ligjit, dixhitalizimin dhe zhvillimin e kapacitetit njerëzore, duke e përgatitur vendin për anëtarësim në BE. Agjenda reformuese vendosin fokusin në sektorët e rëndësishëm për qytetarët”, u shpreh Ami Larson Jain, Ambasadore e Suedisë.
Ndërkombëtarët kërkojnë përforcimin e sektorit civil dhe mediave dhe rolin mbikëqyrës të tyre në punën e pushtetit.