Kryeministri Hristijan Mickoski nuk u përgjigj konkretisht nëse do të ketë një takim tet-a-tet me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, takim i cili ishte rënë dakord që në takimin e liderëve. Nuk dihet nëse ky qëndrim i Mickoskit lidhet me faktin se Fronti Evropian i udhëhequr nga BDI-ja votoi kundër Ligjit për kundërvajtje, apo të ashtuquajturit “Safe City”, pasi më herët ishte rënë dakord që ata të jepnin mbështetje në Kuvend. Megjithatë, VMRO-DPMNE edhe pa BDI-në siguroi shumicë prej dy të tretash jo vetëm për ligjin për Safe City, por edhe shumicën e Badenterit për Avokatin e Popullit.Do të ketë takim… do të ketë takim… ndonjëherë”, tha Mickoski.
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, javën e kaluar në emisionin “Click Plus” në TV21 madje siguroi se takimi do të realizohet shumë shpejt dhe se, nëse nuk merr ftesë, ai vetë do ta ftojë për bisedë.
Ahmeti: Është çështje kohe…
TV21: Ju do ta ftoni, apo prisni që ai t’ju ftojë?
Ahmeti: Nëse ai e shtyn ftesën, sigurisht që unë do ta ftoj. E mbaj për fjalë, sepse jemi marrë vesh të ulemi dhe të bisedojmë. Këto janë tema me rëndësi për shtetin dhe unë tani nuk do të shndërrohem në rojtar të paqes dhe stabilitetit.
Ahmeti në deklaratën e tij në takimin e liderëve tha se në takimin tet-a-tet me kryeministrin do t’i shtrojë temat e rëndësishme për qytetarët, si zgjedhja e Qeverisë me Badenter dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese për ligjet me shumicë të dyfishtë të jenë gjithashtu me Badenter
