9.1 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMickoski për Onkologjinë: Ka furnizues barnash që përfitojnë miliona

Mickoski për Onkologjinë: Ka furnizues barnash që përfitojnë miliona

Rasti i Onkologjisë është një skandal monstruoz në të cilin nuk ka kuptim të komentohet, por duhet ta përsërisim, sepse Maqedonia sot fatkeqësisht po përballet me njerëz të cilët janë pikëlluar nga vuajtjet e qytetarëve, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së, gjatë vizitës së sotme në Prilep.”

“Kemi nxjerrë disa përfundime nga analizat e deritanishme. I pari bazohet në Raportin nga mbikëqyrja e jashtëzakonshme e prokurimit të Ministrisë së Shëndetësisë ose në dokumente për periudhën 01.08.2021 deri më 01.08. 2023, si dhe për mbikëqyrjen e pjesshme të periudhës dhjetor 2022 – mars 2023, dhe janë konstatuar parregullsi që janë përforcuar edhe më shumë. Prandaj kërkojmë që hetimi të zgjerohet dhe të punohet edhe për atë periudhë”, tha Mickoski.

Së dyti, Mickoski theksoi se është konstatuar se përkundër stoqeve të mëdha të barnave, kjo nuk i ka penguar organet kompetente si nga Ministria e Shëndetësisë që të shpallin tender edhe pse ka rezerva. Dhe si konkluzion të tretë ai theksoi se ka një dilemë se si t’u jepet leje pacientëve që terapia të aplikohet në objekte të tjera shëndetësore sepse transporti është specifik.

“Ke një shumicë të preferuar që furnizon me miliona barna dhe nga ana tjetër ka kushte katastrofike ku aplikohet. Disi kanë ndryshuar gjërat, duhet rregulluar”, theksoi Mickoski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments