16.7 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmeMickoski: Nuk mbështesim huan prej 100 milionë euro derisa pushteti nuk tregon...

Mickoski: Nuk mbështesim huan prej 100 milionë euro derisa pushteti nuk tregon se ku shkuan paratë nga kriza e mëparshme energjetike

VMRO-DPMNE nuk do ta mbështesë huan prej 100 milionë euro derisa pushteti nuk tregon se ku i ka shpenzuar paratë nga kriza e mëparshme energjetike, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

“Qëndrimi jonë është PO për gjendjen e krizës energjetike, por së pari të shohim se ku janë shpenzuar paratë e qytetarëve nga kriza e fundit energjetike. Dhe nuk do ta mbështesim huanë prej 100 milionë euro derisa nuk e shohim se ku shkuan paratë e qytetarëve. Tani le të themi se do të vjen sërish në Parlament ligj me të cilin qytetarët do të jenë borxhlinj me 100 milionë euro. Dhe tani ata çfarë duan të bëjnë? Duan të shpallin krizë energjetike që të mund këto 100 milionë euro gjatë furnizimit të thëngjillit, mazutit dhe të tjera t’i shpenzojnë në katër sy, t’i vjedhin”, tha Mickoski në ngjarjen e sotme me rastin e vendosjes së gurthemelit të ndërtesës komunale në Petrovec.

Siç theksoi ai, optimizmi është se do të furnizohet thëngjilli dhe jo se nuk do të kemi krizë energjetike.

“Qeveria dhe ministrat qeveritar janë më të pasur, ndërsa populli është gjithnjë më i varfër. Derisa nuk shohim se ku shkuan paratë ne nuk do të pajtohemi as për një gjendje të re krize energjetike, nëse duhen masa për mbështetje të ekonomisë jemi të gatshëm si masa t’i mbështesim, por jo edhe të lejojmë që Qeveria të jetë në gjendje ku do t’i vjedhin paratë përmes një krize kushtimisht thënë energjetike.  Dhe tani shihni paradoksin e dytë, paradoksi i parë është se plaçkitën ELEM-in, ELEM që prodhonte 6-6 teravat orë e gjysmë, tani prodhon më pak se 3 teravat orë dhe si shpërblim morën një kompani të re me Këshilla të ri drejtues, mbikëqyrës e cila duhet të realizojë ngrohjen e Shkupit. Këta të aftët që shkatërruan ELEM-in tani duhet t’u dorëzojmë 100-200 milionë euro, para të qytetarëve për të financuar kompaninë e re me Këshilla të ri drejtues, me Këshilla të rinj mbikëqyrës etj. Përafërsisht ky është plani dhe kjo është ajo që na e ofron Qeveria dhe normalisht në publik para qytetarëve përhap kushtimisht thënë pesimizëm dhe prapa perdes i numërojnë provizionet nga tenderët në katër sy. Kjo është esenca, ndërsa këtë nuk do ta lejojmë si VMRO-DPMNE dhe si opozitë”, tha Mickoski.tv21.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments