3.9 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeMickoski nuk e mohon se negocion me Besën, Bekteshi thotë se BDI...

Mickoski nuk e mohon se negocion me Besën, Bekteshi thotë se BDI s’ka konkurencë, PDSH afër me RDK-në(video)

VMRO-DMPNE është në bisedime me disa parti për koalicion të mundshëm parazgjedhor. Burimet thonë se ajo gjithashtu po negocion edhe me parti shqiptare.

I pyetur për negociata të mundshme në mes VMRO-DPMNE-së dhe Lëvizjes Besa, Hristijan Mickoski tha se ndoshta edhe mund të ketë.

“Secila parti ka të drejtën e strategjisë edhe në komunikim me publikun edhe me partitë politike. Nëse ashtu ka thënë sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa , e lëmë në ndërgjegje e tij të tregoj nëse ajo është ose nuk është e vërtetë. Kështu që nuk kam çka të shtoj ose të heqë nga ajo që Ju më pyetët. Do të mbes në atë që e ka thënë z. Janushev”, tha Mickoski.

Por një ditë më parë Arjanit Hoxha, sekretar gjeneral i Lëvizjes Besa mohoi një gjë të tillë. Edhe nga partia e tij thonë se nuk kanë biseduar asnjëherë me VMRO-DPMNE-në.

“Nuk kemi biseduar asnjëherë me VMRO-DPMNE për ndonjë koalicion parazgjedhor dhe nuk e shohim as si serioze hapjen e kësaj teme derisa nuk ndryshon qasja e tyre ndaj shqiptarëve”, thonë nga Lëvizja Besa.

E lideri i LSDM-së Zoran Zaev shpreson të gjejë forcën për të bërë një koalicion parazgjedhor me partitë nga blloku shqiptar.

“Me BDI-në i kemi zgjidhur çështjet kryesore në qeveri, projekti një shoqëri për të gjithë, Marrëveshja e Ohrit, Marrëveshjet me Bullgarinë dhe Greqinë, bashkë me partnerët shqiptarë të opozitës. Ne jemi e vetmja parti që kemi një zgjedhje të shkëlqyeshme për bashkëpunim me partitë shqiptare, kështu që pres që do të gjejmë forcën për të bërë një koalicion parazgjedhor me partitë nga blloku shqiptar për herë të parë”, deklaroi Zaev.

Nga BDI edhe njëherë thanë se nuk bëjnë partneritete paraprake. Kreshnik Bekteshi nga kjo parti tha se janë të bindur që nuk kanë konkurrencë në spektrin politik shqiptar.

“BDI nuk bën partneritete paraprake. BDI është në partneritet vetëm me qytetarët e MV-së, veçanërisht me qytetarët shqiptarë. Dhe pikërisht qytetarët do të vendosin për të ardhmen e BDI-së. Ne jemi të bindur dhe këtë e tregojnë edhe anketat dhe hulumtimet e ndryshme se BDI nuk ka konkurrencë, në veçanti në spektrin politik shqiptar në RMV”, tha Bekteshi.

Për koalicionet sot ka folur edhe lideri i PDSH-së Menduh Thaçi. Ai në një brifing me gazetarët tha se partia e tij mund të futet në koalicion parazgjedhorë me RDK-në e Vesel Memedit.

Thaci përjashtoi mundësinë e koalicionit me Besën, pasi sipas tij, BESA nuk ka forcë politike, ndërkohë tha se gjasat janë të vogla për ndonjë koalicion me partitë maqedonase.

Ndryshe dje Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa zyrtarisht firmosën koalicionin parazgjedhor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments