4.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMickoski: Nga kjo javë, ekonomia do të fitojë mjete nga huaja hungareze...

Mickoski: Nga kjo javë, ekonomia do të fitojë mjete nga huaja hungareze me normën historike më të ulët të interesit prej 1.95%

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot mori pjesë në vendosjen e gurthemelit për ndërtimin e kopshtit për fëmijë në kuadër të Kopshtit Publik për Fëmijë “8 Marsi” në Komunën e Kisella Vodës.

Pas ngjarjes, duke iu përgjigjur pyetjes nga gazetareske për atë se kur do të mund të shfrytëzohen kreditë bankare me kosto të ulët, të cilat janë dakorduar me bankat dhe me çfarë kushtesh, ai informoi:

“Pas marrëveshjes që kemi arritur me disa nga bankat, unë me të vërtetë do të them se jam i kënaqur me përgjegjësinë e individëve dhe ndërgjegjësimin për situatën e vështirë në të cilën ndodhet për momentin ekonomia maqedonase. Duke pasur parasysh se para zgjedhjeve premtuam se si Qeveri do të sigurojmë një zgjidhje etj. ne e bëmë atë që na takonte, duke siguruar normën më të ulët historike të interesit prej 1.95%.

Kushtet përfshijnë grejs periudhë prej tre vjetësh, gjatë së cilës do të paguhet vetëm interesi, dhe një afat deri në 15 vjet për shlyerjen sepse ka kompani që duan afati i shlyerjes të jetë më i shkurtër, të mos jetë aq i gjatë. Kështu që kemi lënë hapësirë dhe e futëm fjalinë “deri” dhe mendoj se kjo është gjë e mirë për ekonominë, duke pasur parasysh se detyrimi i kompanive është së paku 20% nga projekti të financohet me mjete të veta.

Bëhet fjalë për 300 milionë euro, kur në këtë vlerë do të shtohen edhe 500 milionë euro të cilat i rialokojmë nga Buxheti drejt komunave dhe projekteve të cilat Ministria e Mjedisit dhe Transportit ishin të ngecura, arrihet një total prej 800 milionë euro. Duke pasur parasysh se bruto prodhimi i vendit është i projektuar në 16 miliardë bëhet fjalë për 5% të bruto prodhimit të brendshëm, mjete të cilat pres të investohen këtë vit dhe vitin e ardhshëm. Ky është mjet me të cilin do të luftojmë për të përballuar krizën ekonomike të mundshme, sidomos atë në industrinë automobilistike evropiane.

Nga aspekti i burimeve energjetike, mendoj se situata është optimale, dhe se këtu këtë dimër do e kalojmë pa lëkundje të mëdha dhe do të thoja çrregullime të tregut.

Kështu që për ato dy problemet reale që i parashikuam se mund të jenë problem këtë dimër dhe pranverë, mendoj se do i presim të përgatitur. Kjo është materie e gjallë, probleme ka çdo ditë, i zgjidhim në vazhdimsi, por këto prioritete u identifikuan si më të rëndësishmet për zgjidhje.

Mendoj se si Qeveri qytetarët nuk do të jenë dëshmitarë të atyre imazheve që i shihnim në të kaluarën, kur në momentet e fundit, kërkoheshin zgjidhje të improvizuara, të cilat shpesh ishin shumë të kushtueshme dhe të detyruara. Ne jemi të përgatitur për t’i përballuar këto sfida dhe ndoshta jemi të parët në rajon, në mos edhe në Evropë. Ajo që jemi më të vegjël, më pak në numër ajo do të thotë ndonjëherë edhe përparësi kështu që mendoj se shumë shpejt jemi përshtatur në këtë dhe mendoj se jemi përshtatur shpejt dhe jemi të gatshëm për gjithçka që na pret.

Dua edhe një herë të bëj një përmbledhje, këtë që ju e parashtruat si pyetje të gjitha kompanitë që do të investojnë në mjete për punë përkatësisht mjete bazë, ato do të mbështeten nga ky projekt. Shuma maksimale e financimit për një projekt do të jetë deri në 10 milionë euro. Që do të thotë nga ato 10 milionë, minimumi 20% duhet të jenë investime të vetë kompanisë, ndërsa deri në 8 milionë euro do të financohen nga ky projekt.

Këtu janë të përfshira objekte të cilat janë nga burime të rinovueshme të energjisë, aty ku do të investohet, të gjithë ne jemi për atë tranzicion të gjalbër, luftuam që sa më shpejtë të arrijmë qellimet duke pasur parasysh se plani për rritje këtë edhe e imponon dhe jemi të parët në rajon edhe pse si Qeveri filluam të fundit në shumë punë dhe të parit do e fitojmë këstin. Kështu që, ata që do të investojnë në hapësira administrative për nevojat e tyre personale, jo për t’i shitur, por për përdorim të brendshëm si hapësira zyrash apo administrative brenda kuadrit të kapaciteteve prodhuese ose të ngjashme, do të mbështeten.

Prandaj, edhe një herë i ftoj kompanitë të përgatisin projekte të qëndrueshme, plane të mira dhe plane biznesi të mirëstrukturuara, me të vërtetë gjithë kjo është jashtëzakonisht tërheqëse, ju mund të merrni deri në 8 milionë me normë interesi prej 1.95%, deri në 8 milionë flasim kjo do të thotë se duhet të paguani në vit deri në 160.000 euro interes dhe tre vite të punoni me mjetet.

Unë mendoj se kemi shumë sipërmarrës të suksesshëm dhe punëtorë që, do të thoja, dëshirojnë të zhvillohen dhe ta shfrytëzojnë këtë mundësi, e cila do të thotë një ekonomi më të mirë. Një ekonomi më e mirë do të thotë një shtet më i fuqishëm, dhe një shtet më i fuqishëm do të thotë që edhe shtëpia jonë do të ketë më shumë vlerë. Nëse shteti ynë është i dobët, i varfër, i poshtëruar dhe i turpëruar, atëherë edhe shtëpia jonë do të ketë më pak vlerë. Kështu që ne luftojmë praktikisht përmes këtyre politikave dhe veprimeve për shtëpinë tonë, dhe kjo është ajo që po bëjmë si Qeveri”, shpjegoi kryeministri Mickoski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments