Maqedonia e Veriut e ka parë edhe më herët këtë skenar: kryeministra të cilët, të dehur nga pushteti, mendonin se mënyra më e lehtë për të treguar forcën e tyre ishte të godisnin shqiptarët, thotë lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.
Sipas tij, sot Mickoski po ecën në të njëjtën rrugë.
“Sulme ndaj gjuhës shqipe. Relativizim i Badenterit. Dobësim i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. E përpara gjithë kësaj, VLEN hesht.
Napoleoni filloi të humbte kur besoi se ishte i pathyeshëm.
Edhe Mickoski duhet ta kuptojë se shqiptarët nuk janë territor mbi të cilin një kryeministër teston fuqinë e tij.”
Taravari i drejtohet Mickoskit duke i thënë:
“Mund ta kesh shumicën. Mund ta kesh VLEN-in pranë vetes. Por asnjë pushtet nuk është i përjetshëm.
Historia ka një zakon me ‘Napoleonët’: rënia fillon pikërisht atëherë kur ata mendojnë se nuk mund të bien.”
