Kryeministri Hristijan Mickoski sot theksoi se VMRO-DPMNE mbetet në qëndrimin për një njësi zgjedhore, ku do të votonte edhe diaspora. Ai sqaroi se ligjërisht duhet të rregullohet shpallja e përkohshme e eksterritorialitetit në disa vende ku do të organizohej votimi, dhe se kjo do të vlejë vetëm për zgjedhjet.
“Absolutisht, ne nuk i ndërrojmë menjëherë qëndrimet. Ne jemi për një njësi zgjedhore. Këtë e thash edhe në takimin e liderëve, normalisht të ketë një prag që do të negociohet bashkë me partitë e tjera politike. Në këtë një njësi zgjedhore logjikisht duhet të votojë edhe diaspora, por problemi kryesor me votimin në diasporë është fakti se disa përfaqësi diplomatike janë në distanca të mëdha dhe nuk ka interes të madh. Kjo veçanërisht vlen për kontinentin australian dhe Amerikën e Veriut. Vlerësoj se, nëse do të ishte e mundur, dhe kjo varet nga legjislacioni vendas, të hapeshin vende votimi në më shumë ambiente dhe jo vetëm në përfaqësitë diplomatike, në mënyrë që procesi të jetë më i suksesshëm”, tha Mickoski.
