Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski në profilin e tij në Facebook shkruan se Maqedonia është vendi i dytë në Ballkan për nga numri i të infektuarve me coronaviurs për çdo një milion banorë.
“Fatkeqësisht,statistika të pafavorshme për Maqedoninë, e cila renditet e dyta në numrin e personave me coronavirus në Ballkan për nga popullsia:
Kroacia 102 e infektuar me 1 milion banorë, Maqedonia 88 të infektuar për milion popullatë, Mal i Zi 83 të infektuar për 1 milion banorë, Greqia 71 e infektuar për 1 milion banorë, Shqipëria 51 e infektuar për 1 milion banorë, Bosnja dhe Hercegovina 51 të infektuar për 1 milion banorë, Serbia 35 të infektuar për 1 milion banorë, Bullgaria 32 të infektuar për 1 milion banorë, Turqia 22 të infektuara për 1 milion banorë”, shkruan Mickoski.
Ai shkruan se jep mbështetje për mjekët e Maqedonisë, të gjithë profesionistët e shëndetit dhe policinë dhe ushtrinë që janë në ballë të luftës kundër coronavirusit.
Ai shton se do të mbështesë çdo masë shtesë që do të thotë më shumë mbrojtje.