10.5 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaLajmeMickoski kryeministër “nesër n’sabah”?, Zaevi me gjeste drejt Mickoskit, VMRO-DPMNE / Nuk...

Mickoski kryeministër “nesër n’sabah”?, Zaevi me gjeste drejt Mickoskit, VMRO-DPMNE / Nuk të ka hije (VIDEO)

Duke folur në një tribunë para mbështetësve të tij në Prilep, Kryeministri dhe kreu i LSDM-së Zoran Zaev, tha se vetëm kryetari i DPMNE-së po gëzohet se Maqedonia nuk mori datë për nisje të bisedimeve. E për dallim nga herët e shkuara, mbrëmë Zaev dërgoi një gjest në adresë të Micskoskit.

“Vetëm ai i gëzuar, i përmbushur, ja data nuk u morr! E çfarë nëse nuk u morr? Mendon se kjo do ta sjellë në pushtet? “Nesër n’sabah”, tha kryeministri Zoran Zaev.

Nga partia e Hristijan Micskoskit thonë se Zaevit i ka rënë maska dhe se nuk di më çfarë të bëjë veç fyerjeve të tilla.

“Për momentin ai nuk e di se çfarë bën dhe mundohet që në mënyrën më të ulët politike, në fakt nuk është as gjest e as fjalor politik, që të fyejë oponentët e tij politikë. Kjo nuk i shkon një kryeministri”, deklaroi Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Kryeministri Zaev më herët nuk është parë të përdorë gjeste të tilla në publik, megjithatë fjalë fyese edhe ka përdorur. Muaj më parë ai përdori fjalën “pederast” për një prej të dyshuarve në rastin “Reket” gjë që pati ngjallë reagime të shumta në publik.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments