-0.6 C
Tetovo
E premte, 7 Shkurt, 2025
BallinaLajmeMickoski kërkon ndryshime në Këshillin Gjyqësor të Maqedonisë së Veriut

Mickoski kërkon ndryshime në Këshillin Gjyqësor të Maqedonisë së Veriut

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, njoftoi të enjten se deputetët e partisë së tij, VMRO-DPMNE, do të paraqesin një mocion në Kuvend për shkarkimin e një pjese të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, të cilin e quajti “bastion korrupsioni dhe padrejtësie”.

Mickoski theksoi në një postim në rrjetin social Facebook se “shteti dhe qytetarët kanë nevojë për drejtësi, dhe Maqedonia [e Veriut] duhet të luftojë kundër kënetës së saj të korruptuar”.

Ai tha më vonë për gazetarë se “goditja në ballë nënkupton që gjithçka që është nën kompetencat e Kuvendit, është emërimi i atyre anëtarëve të Këshillit Gjyqësor. Atje ku zgjidhen të votohet edhe mocioni i mosbesimit”.Në anën tjetër, kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski, i befasuar nga synimi i kryeministrit, tha se shpreson se Kuvendi dhe Qeveria do të punojnë sipas Kushtetutës.

“Për herë të parë e dëgjova këtë nga ju. Deri tani ishim në seancë. Kam dhënë deklarata, për sa i përket shkarkimit të Këshillit Gjyqësor, vendi i vetëm ku është parashikuar është në Ligjin për Këshillin Gjyqësor. Iniciativat mund të dorëzohen në Kuvend, çdokush mund të dorëzojë iniciativa”, tha Kambovski.

Kambovski, në një intervistë dhënë për Radion Evropa e Lirë më 28 janar, kishte theksuar se, sipas Ligjit për Këshillin Gjyqësor, vetëm ky këshill mund t’i shkarkojë anëtarët e tij.

“Nuk kam hasur në ligje të tjera që parashikojnë një mundësi të tillë për shkarkimin në një procedurë tjetër”, tha Kambovski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments