15.8 C
Tetovo
E shtunë, 12 Tetor, 2024
BallinaLajmeMickoski: Figura e Artan Grubi lidhet me keqpërdorime të shumta

Mickoski: Figura e Artan Grubi lidhet me keqpërdorime të shumta

Personazhi i Artan Grubit lidhet me shumë keqpërdorime në shumë institucione. Kështu deklaroi Hristijan Mickoski në intervistën për Alsat, duke komentuar akuzat e ministrit Aleksandar Nikollovski se funksionarë të BDI-së kanë blerë toka në trasenë që duhet të ndërtohet autostrada drejt Bllacës.

“Ka më shumë mobilizime, mendoj siç thoni ju keqpërdorime ose spekulime, siç dëshironi quani. Në periudhën që vijon do të jetë shumë më e qartë. Por, rreth emrit të këtij personazhi të cilin ju e përmendët jo vetëm në pjesën e autostradave, por ka edhe fusha tjera, ku veprimet e tij janë të lidhura, të cilat, nuk janë bash në interes të qytetarëve”. Cilat janë ato fusha? Në periudhën që vijon, opinioni do të jetë dëshmitar i gjithë asaj. Dhe bashkëpunëtorët e tij, të mos ofendohen. Cilët janë ata, a mund të përmendni ndonjë emër? Ka, në shumë institucione”, tha Hristijan Micksoki, kryeministër.

Mickoski, në intervistë u bëri thirrje organeve të hetimit që të merren edhe me rastet tjera korruptive, të cilat i ka zbuluar qeveria e re dhe paralajmëroi raste të reja në periudhën në vazhdim.

“Unë i ftoj edhe Prokurorinë edhe organet e hetimit që të merren me të gjithë atë që do të publikohet në periudhën që vijon. Ju përmendët për skandalet në Ministrinë e Kulturës, sot kishte konferencë për shtyp ministri i Bujqësisë, ajo do të vazhdojë. Por, gjithashtu, nuk duhet të nënvlerësohet parashtresa që e dorëzuam për pronën e fshehur të kryetarit të LSDM-së. Atje ka dallim në pronën e kryetarit të LSDM-së kur ka qenë në opozitë dhe kur ka qenë pjesë e pushtetit”, u shpreh Hristijan Mickoski, kryeministër.

Sipas kryeministrit, nëse gjyqësori dhe prokuroria nuk merren me këto raste dhe rastet tjera korruptive, atëherë ata japin shembull të keq për pandëshkueshmëri. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments