15.7 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeMickoski: E dua opozitën shqiptare

Mickoski: E dua opozitën shqiptare

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski u ka dërguar mesazh zyrtar partive opozitare të shqiptarëve për koalicion, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje.

“I kam dërguar një mesazh zyrtar opozitës shqiptare, nuk kemi marrë përgjigje zyrtare për mesazhin tim zyrtar deri më tani”, tha ai.

Lidhur me propozimin e kandidatit për president nga BDI, Bujar Osmani, për arritjen e konsensusit të përbashkët për ndryshimet kushtetuese, Mickoski tha se e ka humbur rastin për një konsensus të tillë edhe si ministër i Punëve të Jashtme.

“Bujar Osmani e humbi rastin për një konsensus të tillë si ministër i Punëve të Jashtme, kur ne si VMRO-DPMNE dhe unë patëm një konferencë për media dhe u ofruam të jemi pjesë e procesit që u zhvillua fshehurazi, fshehurazi dhe pas syve të publiku në Maqedoni”, tha Mickoski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments