4.3 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeMickoski: Dorëheqja, kërkim-falja e vetme që pranohet

Mickoski: Dorëheqja, kërkim-falja e vetme që pranohet

VMRO-DPMNE-ja, pas audio materialeve nga komikët rus të cilat i konsideron si katastrofale, kërkon dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kreu i saj Hristijan Mickoski vlerëson se situata bëhet e padurueshme.

Të ulemi menjëherë sot, të përfundojmë me të gjithë procedurat protokolare, t’i mbledhim deputetët në kuadër të Kuvendit, të mbajmë mbledhje me grupet parlamentare secili kryetar i partive politike, të caktojmë 100 ditë qeveri teknike dhe të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Kjo më është e padurueshme edhe për qytetarët. Shteti na zbrazet, njerëzit janë të dëshpëruar dhe frustruar dhe nuk shohin perspektivë. – theksoi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së

Për Mickoskin është shqetësues fakti që Zaev nuk mohoi dhënien pëlqim për rryshfet për patriarkun e krishterëve ortodoks.

Kjo edhe më shumë do ta rrisë agoninë e tij dhe frustrimin e tij personal dhe frustirimin e qytetarëve. Për mua është katastrofike të dëgjohet kjo që po dëgjohet. Sa arrita të dëgjoj, ai nuk e mohoi këtë incizim por e konfirmoi autenticitetin e saj. Praktikisht konfirmoi shumë gjëra të cilat qytetarët mundën t’i dëgjojnë, mes të cilave edhe pëlqimin për rryshfet të liderit fetar të qindar miliona të krishterëve ortodoks në botë, patriarkut Vartollomej.- u shpreh Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së

Përveç opozitës maqedonase, reagime të shumta rreth materialeve audio menjëherë pas publikimit të tyre ka pasur edhe në rrjetet sociale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments