14.6 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaLajmeMeta takon Petkovin: Të çojmë përpara projektet që kanë të bëjnë me...

Meta takon Petkovin: Të çojmë përpara projektet që kanë të bëjnë me Korridorin VIII

Në kuadër të vizitës shtetërore në Bullgari, Presidenti i Republikës, Ilir Meta u prit në një takim të ngrohtë nga Kryeministri bullgar, Kiril Petkov.

 🇦🇱🤝🇧🇬 Kënaqësi të zhvilloja një takim të ngrohtë me Kryeministrin e Bullgarisë, Kiril Petkov.
Miqësia e shkëlqyer tradicionale, vizioni dhe vlerat e përbashkëta euro-atlantike, janë garanci për marrëdhënie edhe më dinamike midis dy vendeve tona, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit ekonomik, turizmit, kulturës, arsimit, zhvillimit infrastrukturor, si dhe rritjes së sigurisë energjetike, në dritën e situatës së re dhe kërcënimeve në rritje.
Mbetet vendimtar, përkushtimi i përbashkët për të çuar përpara projektet shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me Korridorin VIII.
I shpreha mirënjohjen për mbështetjen e pakushtëzuar, që Bullgaria i ka dhënë Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në BE dhe nxitjen e këtij procesi për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments