19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeMeta përshëndet marrëveshjen: Një qeverisje e qëndrueshme në interes jo vetëm të...

Meta përshëndet marrëveshjen: Një qeverisje e qëndrueshme në interes jo vetëm të Kosovës, por edhe rajonit

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur marrëveshjen për qeverisjen mes LVV dhe LDK.

“Një qeverisje e qëndrueshme është në interes, jo vetëm të Kosovës, por edhe të gjithë rajonit”, thotë Meta.

Statusi i Metës

Përshëndes ngrohtësisht arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje të Lëvizjes Vetëvendosja (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) si dy parti fituese të zgjedhjeve të përgjithshme të 6 tetorit 2019 në Kosovë.

Një qeverisje e qëndrueshme është në interes, jo vetëm të Kosovës, por edhe të gjithë rajonit.
Qeverisë së Kosovës të drejtuar nga z.Albin Kurti i uroj suksese dhe arritje sa më të mëdha në të mirë të Kosovës në sfidat që e presin.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments