www.telegrami.mk
P.S Tre projekte madhore që do të zhvillonin ekonominë dhe biznesin privat të popullatës shqiptare në Maqedoninë Perendimore edhe nëse nuk do të investonte Qeveria e RMV asnjë cent ,edhe ashtu Qeveritë në RMV asnjë fabrikë nuk investuan nga 1992 e këndej ,pra bëhet fjalë për tre projekte …për rrugën TETOVË-PRIZREN, Kodra e Diellit ,dhe Korridorri 8 ,të cilat asesi nuk po marrin hov …ADRESA QEVERIA E MAQEDONISË …dhe heshtja e partnerit në Qeveri -VLEN-it…
Rruga Tetovë–Prizren:
Një dekadë premtime dhe zero veprim.Projekti që do të lidhte drejtpërdrejt Tetovën me Kosovën nuk ka kaluar as fazën e fizibilitetit. Qeveritë e njëpasnjëshme e kanë shtyrë me arsyetimin e “mbrojtjes së zonës së Sharrit park nacional”.Rruga Tetovë–Prizren është një nga projektet më strategjike për shqiptarët, duke krijuar një lidhje të drejtpërdrejtë ekonomike dhe turistike me Kosovën. Mirëpo, që prej vitit 2014, projekti nuk ka kaluar as hapat fillestarë.
Edhe pse është përmendur në programe qeveritare, Ministria e Transportit nuk e ka futur kurrë në listën e investimeve kapitale. Ministria e Mjedisit ka përdorur statusin e “zonë e mbrojtur” në Mali Sharri si arsyetim për të penguar procedurat.
Në vitet 2023–2025, projektit i është premtuar “nisje e shpejtë”, por nuk ka as dokumente, as tender, as fonde. Politika e ka mbajtur projektin në pritje, ndërsa qytetarët shohin të njëjtin status që prej një dekade: asgjë nuk lëviz.
Kodra e Diellit: 15 vite ngërç institucional dhe asnjë zhvillim real
Zona më potenciale turistike e vendit është shkatërruar nga kaosi pronësor, përplasjet mes institucioneve dhe mungesa totale e vullnetit qeveritar.Kodra e Diellit, dikur resorti kryesor dimëror i Maqedonisë, ka qëndruar në rënie të plotë prej më shumë se 15 vitesh. Problemi nuk është vetëm neglizhenca, por bllokada e organizuar e qeverisë qendrore.
Nga viti 2010 deri sot, çdo plan urbanistik nga Komuna e Tetovës është kthyer ose bllokuar nga ministritë qendrore. Pronësia e zonës është e paqartë: Makedonski Shumi mban një pjesë, Ministria e Mbrojtjes një pjesë tjetër, ndërsa komuna nuk ka kompetenca të plota.
Kur kompani të huaja kanë shprehur interes, qeveria ka kërkuar rishikime të pafundme të dokumenteve. Asnjë investim serioz nuk është lejuar të hyjë në zonë.
Rezultati: gondola e vjetër, pistat e amortizuara, mungesë menaxhimi dhe zero zhvillim. Por problemi i vërtetë është politik – një qendër e zhvilluar turistike në Tetovë do të ndryshonte balancat ekonomike të të gjithë veriperëndimit.
Korridori 8: Procedura të kontestuara, kosto të fryra dhe ritëm më i ulët në zonat shqiptare
Projekti më i reklamuar i qeverisë po zvarritet prej vitesh nga tenderat e dyshimtë, rinegocimet e kontratave dhe projektimet e papërfunduara.Korridori 8 është paraqitur si projekti më i rëndësishëm infrastrukturor i vendit, por realiteti i punimeve tregon një histori tjetër. Procedurat e tenderimit (2018–2021) u hapën dhe u mbyllën disa herë dhe u kontestuan nga partnerë ndërkombëtarë.
Pas nënshkrimit me Bechtel–Enka, rritjet e çmimit sollën rinegociime të kontratës, duke vonuar sërish punimet. Raporte të brendshme të vitit 2023 treguan se disa segmente nisën pa projektim teknik të plotë – një shkelje që shpjegon devijimet dhe vonesat.
Ajo që bie në sy është ritmi: segmentet që kalojnë në zonat shqiptare (Trebosh–Gostivar, Tetovë–Gostivar dhe drejt Pologut) kanë ecur dukshëm më ngadalë krahasuar me sektorët lindorë.
Edhe në vitin 2025, projekti po përballet me rinegociime të tjera, ndërsa segmentet perëndimore vazhdojnë të mbeten pas në afate.
PËRFUNDIM i DOSJES
Të tre projektet — Rruga Tetovë–Prizren, Kodra e Diellit dhe Korridori 8 — kanë pengesa të ndryshme në letër, por thelbi është i njëjtë: burokraci e qëllimshme, interesat e përplasura dhe mungesë vullneti politik kur bëhet fjalë për projekte që rrisin rëndësinë ekonomike të zonave shqiptare.
www.telegrami.mk
Mesut Shabani Tetovë
