9.8 C
Tetovo
E shtunë, 15 Nëntor, 2025
BallinaLajmeMesut Shabani (video-pjesa1)/ Çfarë lejohet dhe çfarë ndalohet pranë monumenteve si Xhamia...

Mesut Shabani (video-pjesa1)/ Çfarë lejohet dhe çfarë ndalohet pranë monumenteve si Xhamia e Larme? Bilall Kasamin,nuk e shpëton -LUJTAAA,duhet të mbajë përgjegjësi.

www.telegrami.mk

Një kiosk kalli alarmet e mosnjohjes së ligjshmërisë të vendeve publike poashtu të mbrojtura me ligj .Një muaj më parë u shtrua platoja me pllaka betoni dhe u shtruan tre ulëse që duhen të largohen dhe të kthehen në formën e parë gjelbërim- kullosë

Edhe për këtë punim nuk është marë nga Komuna e Tetovës leje speciale nga Drejtoria Republikane për konservim të RMV -së .Bilall Kasami e hoqi kioskun pasi iu tremb Drejtorisë Republikane për Konservim dhe pasojës juridike-padi …se po të kishte respektuar qytetarët një muaj më parë nuk do e kishte nisur platonë…

Çka lejohet vetëm me leje speciale:

  • punë restaurimi,
  • sanim,
  • konservim,
  • çdo punë që prek strukturën, muret, themelet, fasadën, oborrin.

Ndërsa çka ndalohet rreptësisht ?

  • ndërtime të reja pa pëlqim shtetëror,
  • prishje, gërmime pa leje,
  • vendosje platformash, kioska, reklama, kabllo, tubacione.

Pra shteti duhet të dijë çdo detaj para se të lëvizet diçka aty.

A mundet një komunë të “mbulojë” një çështje brenda zonës së mbrojtur?

Jo. Ligjërisht është e pamundur.
Politikisht, po — mund të tentojë ta zhvendosë diskutimin.
Por kjo nuk ndikon aspak në procedurat zyrtare të trashëgimisë.

Kush mban përgjegjësi?

Përgjegjësit ndahen në tre nivele:

A. Komuna

– Nëse ka dhënë leje pa kërkuar pëlqim nga trashëgimia → mbajnë përgjegjësi drejtoria e urbanizmit, inspektorati komunal dhe çdo zyrtar që ka firmosur.

B. Operatorët/ekipi i punimeve

– Firma që ka kryer punimet pa kontroll → gjobitet rëndë.

C. Institucionet e trashëgimisë

– Nëse ata e kanë lejuar gabimisht, mbajnë përgjegjësi profesionale dhe penale.

Çfarë dënimesh ekzistojnë?

Sipas ligjit për trashëgimi kulturore:

  • gjoba për persona fizikë
  • gjoba shumë më të larta për firma
  • përgjegjësi penale për zyrtarët që kanë lejuar punime të paligjshme
  • në raste të dëmit të rëndë → mund të ketë edhe padi

Pra nuk është lojë politike — ligji është i prerë.

www.telegrami.mk

Mesut Shabani-Tetovë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments