Mësuesit nga disa qytete të vendit janë ngritur në një protestë simbolike ditën e sotme, me rasti ne Ditës së Punëtorëve.
Duke mbajtur një pankartë ku shkruhet “Nuk ka arsim cilësor pa mësues të mirëpaguar”, ata kanë marshuar drejt Ministrisë së Arsimit. Në kërkesat e tyre përfshihen paga më të larta dhe kushte më të mira pune.
Ndër pankartat e tjera që ata mbajnë në duar, janë me shkrime “Shpërblim në fund të vitit për mësuesit”, “Ta bëjmë më tërheqës profesionin e mësuesit”.