21.8 C
Tetovo
E martë, 21 Maj, 2024
BallinaLajmeHalit Valteri: SPAK ka kërkuar masë arresti për Ilir Metën dhe Monika...

Halit Valteri: SPAK ka kërkuar masë arresti për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, pritet vendimi

Ish deputeti Halit Valteri deklaroi se SPAK i ka kërkuar GJKKO masë arresti për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deputeten Monika Kryemadhi.

“Në dijeninë time prokuroria i ka çuar gjykatës speciale masat e arrestit për Metën dhe për Monika kryemadhin. Në dijeninë time ka qenë ditën e enjte dhe të premten janë dorëzuar. Pritet vendimi”,  tha ai në “Repolitix” në Report Tv. 


Këto zëra kanë qarkulluar së fundmi, nisur nga fakti se SPAK po kryen hetim pasuror për Kryemadhin, ndërsa për Metën përflitet se hetimet për CEZ-DIA janë drejt mbylljes.

Vetë Meta ka nisur një sulm ndaj kreut të SPAK Altin Dumani i cili është dhe prokurori i CEZ DIA, mirëpo nga ana tjetër tha se nëse do të ketë një fletë arresti për të, nuk do të arratiset.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments