16.8 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaLajmeMësimdhënësit dolën në protestë, nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre paralajmërojnë grevë

Mësimdhënësit dolën në protestë, nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre paralajmërojnë grevë

Nuk pajtohen me konceptin e ri të bashkimit të lëndëve mësimore, kërkojnë respektimin e marrëveshjes kolektive me rritje urgjente të pagave të mësimdhënësve. Kjo është kërkesa e mësimdhënësve që dolën në protestë për të shprehur pakënaqësinë e tyre nga gjendja në të cilën ndodhen. Protesta filloi para parkut “Gruaja Luftëtare” në Shkup, ku erdhën një numër i madh i mësimdhënësve me bilbila dhe me pamflete në të cilat shkruante “Gjeografia mbijetoi në kohën e inkuizicionit, do të mbijetojë dhe tani” me çka kërkuan të mos  bashkohen lëndët e historisë dhe gjeografisë. Prej aty marshuan deri te Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ku fjalim mbajti kryetari i sindikatës së arsimit, Tomisllav Gievski, i cili tha se me këtë do të shkelet integriteti profesional i mësimdhënësve si dhe do të ulet numri i vendeve të punës.

“Opinioni duhet ta dijë se lënda Shkencat natyrore në klasën e pesë që ka përmbajtje nga fizika, Kimia, Biologjia dhe Gjeografia i jepet atij që i bie ta ligjërojë. D.m.th. nëse i bie në gjeografi, do t’i ligjërojë të gjithë përmbajtjet. Në orën e parë të historisë dhe shoqërisë, mos dhëntë Zoti që të fillojë ky koncept, unë si mësimdhënës i gjeografisë nxënësve do të duhet tu ligjëroj për Egjiptin e vjetër, prej nga di unë, ose në lëndën Shkencat natyrore në klasën e gjashtë, nxënësve do të duhet tu ligjërojë për elektricitetin si mësues  i gjeografisë. Kjo nuk është e pranueshme dhe ne e kundërshtojmë”, tha Tomisllav Gievski, kryetar i Sindikatës së Mësimdhënësve.

Gievski thotë se deri te ministri i arsimit Jeton Shaqiri kanë dërguar disa shkresa por përgjigje nuk kanë marrë e as janë thirrur në takim. Paralajmëroi se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, do të ndërmarrin hapa më radikalë duke organizuar grevë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments