28.1 C
Tetovo
E premte, 6 Qershor, 2025
BallinaLajmeMesazh i ri për RMV-në nga Sofja zyrtare! Georgiev: Nuk mundemi të...

Mesazh i ri për RMV-në nga Sofja zyrtare! Georgiev: Nuk mundemi të kemi kushte shtesë

Bullgaria nuk do të ketë kushte shtesë – siguron shefi i diplomacisë bullgare Georg Georgiev. Sipas tij, këtë e dëshmon rezoluta që u miratua kohë më parë në kuvendin e Bullgarisë, në të cilën thuhet se autoritetet bullgare të mos lëshojnë pe për të dakorduarën në propozimin francez.“Përbërësja e rëndësishme e zgjedhjes që e miratoi Kuvendi është se nuk do të ketë dhe nuk mundemi të kemi kushte shtesë dhe kërkesa që kanë të bëjnë me integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE”, tha Georg Georgiev, ministër i Jashtëm I Bullgarisë.

Georgiev shton se Rezoluta e Kuvendit bullgar është përgjigje e tensionit të nxitur nga, siç thotë, retorika që vjen nga niveli më i lartë politik në Maqedoni.“Unë mendoj se nga pozita më e lartë shtetërore, reagojmë ndaj të ashtuquajtura alarme të partnerëve dhe miqve tanë nga anën tjetër të kufirit perëndimor, e keni dëgjuar se disa herë kanë alarmuar për rreziqe se nëse nuk e ndryshojnë Kushtetutën e tyre, Bullgaria do të mund të parashtrojë kushte të reja. Kjo nuk do të ndodhte dhe nuk do të ndodh”, pohoi Georg Georgiev, Ministër i Jashtëm i Bullgarisë.

Ministri bullgar theksoi se anëtarësimi në Union nuk është diçka që është dhënë dhe çdo vend kandidat duhet t’i plotësojë kriteret dhe kushtet. Deputetë nga partia e ministrit, GERB, e cila është pjesë e Partisë popullore europiane, janë të kënaqur që nuk ka dritë jeshile për Raportin mbi progresin e Maqedonisë që e përpiloi raportuesi Tomas Vajc.“Dëshira jonë është që Republika e Maqedonisë së Veriut t’i fillojë negociatat me BE, por pasi do të shohim se forcat antibullgare, të cilat sipas nesh janë edhe antieuropiane, të mos jenë në pozitë të udhëheqin me shtetin Republika e Maqedonisë së Veriut. Shpresojmë se kjo do të ndodhë sa më shpejt që është e mundur”, tha Toma Bikov, deputet i GERB.

Me kërkesë të Vajcit dje u shty debati mbi Raportin. Eurodeputetët bullgarë e akuzuan Vajcin për parregullsi, ndërsa autoritetet në vend presin që teksti të miratohet dhe me të të konfirmohet veçantia e gjuhës dhe identitetit maqedonas.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments