12.2 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmeMes tyre edhe Kosova, tri shtete të Ballkanit cak i sulmeve kibernetike...

Mes tyre edhe Kosova, tri shtete të Ballkanit cak i sulmeve kibernetike – kush fshihet pas Iranit

Eksperti Fabian Zhilla thotë se Shqipëria nuk është i vetmi objektiv i sulmeve kibernetike në rajon.

Në një intervistë për Euronews Albania ai tregoi se në fokusin e sulmeve kibernetike gjatë 24 orëve të fundit ka qenë edhe Kosova, ku siç tha është sulmuar platforma e ngjashme me e-Albania shqiptare.

Sipas tij, sulmi i fundit kibernetik ka qenë i koordinuar mes Iranit dhe shërbimeve sekrete ruse, çka e vë Shqipërinë dhe Kosovën në fokus të këtyre sulmeve.

Nuk është vetëm Shqipëria në fokusin e sulmeve, është edhe Kosova. Nuk kemi thjesht një sulm iranian. Fakti që është përfshirë edhe Kosova, të dyja janë në fokus të sulmeve të koordinuara ruse dhe iraniane”, tha eksperti.

Kryeministri Edi Rama njoftoi mëngjesin e së shtunës se hakerat iranianë kanë sulmuar sistemin TIMS.

Edhe faqja zyrtare e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Maqedoni të Veriut është përballur me sulm kibernetik këtë të shtunë.

Prej disa orësh në faqen e kësaj ministrie shihet mesazhi, “Hakuar nga ekipi grek i hakerëve Netëatchers” ndërsa në rast të klikimit në faqe paraqitet një video në YouTube me titullin “Maqedonia e famshme”.Cak i sulmeve kibernetike ditë më parë kanë qenë edhe institucionet e Kosovës.

Qeveria njoftoi se sulmi kibernetik nuk ka depërtuar brenda infrastrukturës se rrjetit kompjuterik shtetëror pasi që është bllokuar nga pajisjet përkatëse të sigurisë.

Aty u tha se sulmi kibernetik ka ardhur nga jashtë Kosovës dhe si target ka pasur IP-në në të cilën kanë qenë të publikuar disa ueb faqe të Institucioneve të Republikës së Kosovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments