8.6 C
Tetovo
E hënë, 20 Tetor, 2025
BallinaLajmeMenduh Thaçi: Vdekja e kauzës shqiptare në Maqedoni, prej votimit të maqedonasëve...

Menduh Thaçi: Vdekja e kauzës shqiptare në Maqedoni, prej votimit të maqedonasëve për VLEN!

Çështja shqiptare në Maqedoninë e Veriut mbetet një temë shumë komplekse, me rrënjë të thella historike dhe politike që lidhet me pozitën dhe të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në këtë shtet multietnik. Shqiptarët kanë parti politike të tyre tradicionale si: BDI, Aleanca për Shqiptarët, Lëvizja Besa. BDI ka qenë në qeveri për më shumë se një dekadë, por gjithçka duket se ndryshoi me rezultatin e zgjedhjeve lokale që u mbajtën të dielën, aty ku u pa sesi një koalicion i krijuar në vitin 2024, po fiton në shumë komuna dhe do ti garantojë qeverisë maqedonëse qetësi në pushtet.

Koalicioni VLEN është një koalicion politik që përfaqëson komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut (RMV) dhe për të konkuruar forcat ekzistuese shqiptare, siç është BDI. Menduh Thaçi, kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare e ka analizuar tepër saktë atë çfarë ndodhi në zgjedhjet e së dielës, ku u pa ”vdekja” e kauzës shqiptare për hir të qëndrimit në pushtet të VRMO DPMNE. Zgjedhjet lokale shënuan një fitore bindëse të partisë në pushtet VMRO DPMNE. Ngjashëm rezultati dhe në krahun e partive shqiptare. Por kjo mënyrë bashkëpunimi e fshehtë me kryeministrin maqedonas e VLEN vetëm që të përfitojë të jetë në qeveri, është në thelb TRADHTI E MADHE e kauzës shqiptare. Koalicioni VLEN ka korrur një sukses, por ulje të kauzës shqiptare është përfaqësuar në qeveri dhe në institucione, që nënkupton se ka premisën për përfaqësim politik shqiptar. Kandidatët e koalicionit VLEN fituan në komunat Haraçinë, Bogovinjë, Dibër, Dollnen, Zhelinë, Saraj, Tearcë, Tetovë dhe Çair.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments