Me rastin e Festës së Fitër Bajrami, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi uroi besimtarët mysliman.
“Festa e Fitër Bajrami karakterizohet me përmbushjen e qëllimit të sakrificës gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Në këtë festë duhet të shtrijmë dorën e solidaritetit e të mirëkuptimit ndaj njëri tjetrit, Ju dëshiroj sa më shumë tolerancë, mirëkuptim dhe mirëqenie në familjet e juaja.
Andaj në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, Gëzuar Festën e Fitër Bajramit gjithë besimtarëve mysliman!, ka shkruar Kryetari Thaçi në rrjetet sociale.
Menduh Thaçi
Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare