5.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMenduh Thaçi: Implikimi i Kurtit në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut e...

Menduh Thaçi: Implikimi i Kurtit në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut e rrezikon Kosovën(video)

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoninë e Veirut, Menduh Thaçi ka thënë se implikimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut do ta rrezikonte Kosovën.

Madje sipas Thaçit, përkrahja e një force politike në të ardhmen mund ta rrezikojë edhe vet kryeministrin Kurti dhe partinë e tij.

“E rrezikon Kosovën me këto semantika politike që i lëshon se mund të përkrahë një forcë politike. Në të ardhmen do të rrezikojë veten pak më shumë dhe Vetëvendosjen. Se taksita politike në paqartësi gjithmonë të shtynë që të rëshqasësh në kokërr të shpindës. Për shembull një pyetje ngel pa përgjigje, si mundet Vetëvendosje  ta takojë partinë qeveritare maqedonase LSDM-në në mes të Prishtinës dhe të krijojë raporte shumë pozitive, e mos ta takojë partinë shqiptare e cila është shumicë absolute në kombin politik shqiptarë së paku me numrat që kanë qenë deri tani”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Derisa theksoi se implikimi i institucioneve shtetërore kosovare në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut rrezikon është negative për vendin dhe vet qytetarët.

“Unë nuk e them këtë me sarkazëm. Ne si njerëz kemi të drejtë kjo është demokraci dikush e simpatizon dikë dikush dikënd tjetër, por implikimi i insitucioneve shtetërore në zgjedhjet te një vendi tjetër është negative për atë vend për ata qytetarë”, shtoi Thaçi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments