Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti tha se edhe në të kaluarën edhe sot, mendojnë se i ka dalë afati balancuesit që siç tha, Maqedonisë i duhet një mekanizëm apo ligj i ri për përfaqësim të drejtë dhe adekuat te shqiptarët.
“Këta të cilët qajnë më “lot krokodili” nuk i kuptoj për shkak se të njëjtit në vitin 2023 në seancë qeverie kanë votuar strategjinë ku kanë kërkuar të shfuqizohet “balancuesi”. Këtë e ka deklaruar edhe pas seancës edhe kryeministri Kovaçevski, dhe të tjerë. Ne edhe atëherë edhe sot mendojmë që i ka dalë afati “balancuesit” dhe Maqedonisë i duhet një mekanizëm apo ligj i ri për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të shqiptarëve”, tha Mexhiti.