5.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMemli Krasniqi: Qeveria Kurti ka dështuar, PDK e gatshme për zgjedhje

Memli Krasniqi: Qeveria Kurti ka dështuar, PDK e gatshme për zgjedhje

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka deklaruar se është i gatshëm për zgjedhje të parakohshme dhe shpërbërje të kuvendit. Ai tha se Partia Demokratike e Kosovës është gati për të caktuar datën e zgjedhjeve sepse kryeministri Kurti dhe qeveria e tij kanë dështuar në përmbushjen e premtimeve.

Në konferencën për media, Krasniqi tha se populli i Kosovës është në gjendje më të keqe se para tre viteve. Sipas tij, arsimi, shëndetësia dhe ekonomia e vendit janë duke degraduar.

“Kryeministri Kurti më në fund po i përgjigjet thirrjes time nga muaji korrik i vitit të kaluar. PDK-ja ka një qëndrim të zyrtarë nga mbledhje e asaj kohe ku i kemi bërë ftesë kryeministrit dhe ofertë që të ndihmojmë për shpërndarje të legjislaturës së kuvendit për të shkuar në zgjedhje sa më shpejt. Ne i qëndrojmë sot e kësaj dite atij qëndrimi tonë, e kemi të njëjtin qëllim sepse jemi të bindur që kryeministri dhe qeveria e tij kanë dështuar në përmbushjen e gjitha premtimeve që i kanë dhënë. Sot qytetarët jetojnë më keq se para tre viteve, ka një ekonomi në shtangim, një arsim të degraduar, një shëndetësi publike në kolaps, ka biznese që janë të frikësuar.09:08 Përgjegjësia është e kryeministrit sepse më shumë se tre vite ai ka qeverisur i vetmuar pa asnjë pengesë me një kontroll të plotë mbi çdo ligj të Kosovës. Jam i gatshëm të caktojmë datën e zgjedhjeve dhe datën e shpërbërjes në kuvend, sepse kjo është e vetmja gjë e duhur në këtë moment”, tha Krasniqi.

Kryetari i Partisë Demokratikë, Memli Krasniqi këtë deklaratë e ka dhënë pas prononcimit për media së bashku me Gjenerallejtënantin, Rrahman Rama, i cili sot u bë anëtari më ri i PDK-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments