1.1 C
Tetovo
E shtunë, 14 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeMehmedi: Gjykata nuk ka marrë ndonjë vendim të plotfuqishëm për ASH-në, Taravari...

Mehmedi: Gjykata nuk ka marrë ndonjë vendim të plotfuqishëm për ASH-në, Taravari mbrëmë organizoi aheng

Remzi Mehmedi nga Aleanca për Shqiptarët, krahu i Selës, sot nga Gjykata Themelore e Tetovës e ka quajtur aheng mbledhjen e mbrëmshme të thirrur nga Arben Taravari.

Ai tha se Gjykata ende s’ka marrë vendim për atë se kujt i takon Aleanca për Shqiptarët dhe deri në një vendim të tillë ngelet në fuqi kongresi i IV në të cilën është zgjedhur kryetar Ziadin Sela.

Ai tha se për të mbajtur kongresi duhet të jenë pjesëmarrës delegatët, të cilë, sipas Mehmedit, nuk ishin prezentë mbrëmë në ahengun e Taravarit.

“Për të quajtur kongres ahengu i djeshëm duhet pjesëmarrës të ketë delegatët të zgjedhur në kongresin e kongresit të vitit 2022 dhe që janë të regjistruar në Gjykatën Themelore të Tetovës, mandati i të cilëve me statut zgjat katër vite, pra deri në vitin 2026”, the Mehmedi.

Për t’u shpall kongres i rregullt, thekson Mehmedi, duhet të merr vendim kuvendi i partisë dhe një vendim të tillë nuk ka.

Mehmedi akuzoi Taravarin se po bënë përpjekjet e fundit për të ekzekutuar Aleancën për Shqiptarët.

“Duke pasur parasysh se Gjykata nuk ka ndonjë vendim të plotfuqishëm, kongresi mbahet me shumicën e delegatëve të regjistruar në Gjykatë nga kongresi i fundit zyrtar dhe legjitim. Këtë shumicë e kishim vetëm ne ku Ziadin Sela u zgjodh kryetar”, shtoi Mehmedi.

Ai kërkoi që të mos keqpërdoret emri i ASH-së, sepse ajo kryetarin e saj legjitim Ziadin Selën, ka organet legjitime, kryesinë dhe kuvendin qendror legjitim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments