11.6 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaSportMediumi më i madh zviceran BLICK, e kritikon Xhakën dhe Shaqirin për...

Mediumi më i madh zviceran BLICK, e kritikon Xhakën dhe Shaqirin për paraqitjen e tyre ndaj Kosovës

Kosova ka arritur një barazim të në fundin e ndeshjes ndaj Zvicrës me rezultat 2-2 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

E mediumi i njohur zviceran, “Blick” ka kritikuar ashpër dyshes shqiptare të Zvicrës, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri.

“U fol shumë para kësaj ndeshjeje. Për lidhjet mes Kosovës dhe Zvicrës. Për faktin se në kombëtaren e Zvicrës luajnë lojtarë me rrënjë nga Kosova. U fol shumë. Por sporti u diskutua vetëm pak paraprakisht”.“Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, i bëri thirrje ekipit të tij, tifozëve dhe mediave një ditë më parë: Le të jemi miq para dhe pas. Por në fushë, si në çdo ndeshje, shkojmë për tri pikë”, e nis artikullin Blick.

Paraqitje e zbehtë e Xhakës dhe Shaqirit u cilësua nga ta paraqitja e Xhakës dhe Shaqirit.

“Ndryshe nga Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka të zbehtë, Freuler mund të përqendrohet vetëm në sport para ndeshjes”, ishte kritika e Blick për dy yjet e tyre.

Freuler ishte vendimtar në dy golat e shënuar të Zvicrës, duke pasur paraqitje të mirë.

E pas ndeshjes, Granit Xhaka kritikoi paraqitjen e ekipit të tij, duke thënë se nuk ishin të koncentruar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments