12.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeMediet në Serbi i japin pompozitet “lajmit” se këshilltari i Kurtit pranon...

Mediet në Serbi i japin pompozitet “lajmit” se këshilltari i Kurtit pranon se UÇK ka bërë krime ndaj serbëve

Skandal i madh ka ndodhur sot nga Shkëlzen Gashi, këshilltari kontrovers dhe i preferuar i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Për herë të parë një zyrtar i Qeverisë së Kosovës deklaron se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), ka bërë krime ndaj civilëve serbë, shkruan Gazeta Metro.

Shkëlzen Gashi bashkë me shefin e tij, Albin Kurti para pesë dite ishin në Makfoc, aty të dy ‘nderuan’ martirët e dëshmoret që ranë për lirinë e Kosovës.

Por, vetëm pas pesë dite, këshilltari Gashi lëshoi një deklaratë skandaloze në drejtim të UÇK’së, duke thënë se ata kanë kryer krime dhe kanë vrarë 1 mijë civilë serbë.

“Ku unë them që Dick Marty nuk është antishqiptar, përkundrazi, ai e ka publikuar një raport, ku flitet për krimet që pjesëtarët e UÇK’së i kanë kryer ndaj civilëve të pafajshëm. Dyshohet sepse njerëzit janë të vramë, i kemi gati 1000 serb civilë të pafajshëm që janë vrarë, shumicën dërmuese i kanë kryer pjesëtarë të UÇK’së, se s’kanë mujt me qenë pjesëtar të shoqërisë kulturo-artistike “Hajdar Dushi”, ka thënë ndër të tjera Gashi në T7.

E kjo deklaratë skandaloze e tij ka bërë që të marrë jehonë të madhe në Serbi, ku mediet serbe po shkruajnë se si këshilltari i kryeministrit të Kosovës po deklaron dhe po pranon akuzat e Dick Martyt se ushtarët e UÇK’së kanë bërë krime lufte.

Mediet në Serbi kësaj deklarate i kanë dhënë sot hapësirë shumë të madhe, duke deklaruar se kjo është hera e parë që një zyrtar nga Kosova pranon dhe përkrah akuzat e Dick Martyt.

Të gjitha mediet janë duke shkruar për këtë në Serbi, më poshtë sjellim disa nga titujt atje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments