10.5 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaLajmeMë shumë borë mëngjesin e sotëm në Kodër të Diellit, më ftohtë...

Më shumë borë mëngjesin e sotëm në Kodër të Diellit, më ftohtë në Shkup-Petrovec, Tetovë, Berovë dhe Kumanovë.

Më së shumti borë mëngjesin e sotëm ka në Kodër të Diellit, ku janë matur 25 centimetra trashësi të borës, e më pas në Mavrovi Anovi – pesë centimetra.

Mëngjesi më i ftohtë ishte në Petrovec- Shkup- Tetovë, Berovë dhe Kumanovë me minus tre gradë Celsius dhe në Shtip dhe Strumicë me minus dy gradë. Më e nxehta ka qenë në Popova Shapka, ku janë matur pesë gradë Celsius.

Gjatë natës moti ka qenë kryesisht i kthjellët, ndërsa sot në mëngjes në luginat përgjatë Povardarisë ka mjegull, kryesisht në pjesën lindore të luginës së Shkupit me dukshmëri të zvogëluar deri në 200 metra. Frynte erë e lehtë deri mesatare nga jugu, ndërsa në zonat malore veriperëndimore erë mesatare deri e fortë nga perëndimi.

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Paradite në disa lugina do të ketë mjegull. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperatura maksimale do të arrijë nga 9 deri në 17 gradë.

Në Shkup në mëngjes me mjegull, kurse gjatë ditës kryesisht me diell me erë të dobët jugore. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 11 gradë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments