Me qindra njerëz po e kalojnë natën jashtë në Klanifoni të SHBA, me shpresën se mund të blejnë një shtëpi me vlerë 1.2 milionë dollarë, në Silicon Valley.
Një shitje e tillë do të thotë se nuk do të ketë luftë ankandi ndaj shtëpive, të cilat ishin të vendosura në tregun e pasurive të patundshme.
Ata që do të sigurojnë një nga shtëpitë në shitje, do të kenë 2-4 dhoma gjumi, dyqane rrobash, restorante, vendkalim biçikletash, kinema në natyrë, park për qentë, hapësira të jashtme dhe karikim të automjeteve elektronike.
Përfaqësuesi nga pasuritë e patundshme Summer Hill Homes thotë se 240 shtëpi, ose 70% e tyre, janë shitur tashmë.
Agjentja e pasurive të patundshme, Nancy Raynolds, tha për NBC Bay Area, se klientët e saj po prisnin në radhë.
“Është shumë e vështirë të gjesh një shtëpi në Silicon Valley dhe ata po nxjerrin në shitje vetëm 18 shtëpi dhe shumica e njerëzve e dinë se çfarë duan.”
Edhe Jeremy Naval, një agjent shitjeje tha se ai po qëndron në radhë prej disa ditësh për të marrë një shtëpi, në emër të një klienti.
“Klienti im dëshironte shumë që të ishte i pari dhe unë i premtova. I thashë “çfarëdo që të duhet do ta bëj””, tha Naval.