7.6 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajme“Me publikimin e emrave të Thaçit e Veselit, Specialja e ka thyer...

“Me publikimin e emrave të Thaçit e Veselit, Specialja e ka thyer rregulloren”

Ehat Miftaraj nga IKD dhe avokati Artan Qerkini kanë vlerësuar se Prokuroria Speciale ka thyer rregulloren me të cilin përcaktohet konfidencialiteti lidhur me një aktakuzë.

Sipas Miftarajt, Gjykata ka qenë selektive duke ua publikuar emrat presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli, derisa shton se në aktakuza tjera nuk kanë qenë të publikuara emrat.

Ai në DESK të KTV-së ka thënë se ka qenë e pritshme që aktakuzat nga Prokuroria Speciale do të kenë subjekt personat që kanë qenë edhe të akuzuar sipas Dick Martyt, mirëpo sipas tij ka qenë jo e zakonshme mënyra dhe koha e publikimit të lajmit.

Sipas tij e njëjta mund të quhet aktakuzë, porse paraprakisht duhet të konfirmohet nga gjyqtari i procedurës paraprake.

“Çka ka qenë shqetësuese është se kjo prokurori ka qenë selektive, përderisa ka pasur aktakuza tjera ata nuk i kanë bërë publike emrat. Edhe në aktakuzën e djeshme janë publikuar vetëm emrat e Thaçit dhe Veselit dhe jo edhe emrat e nëntë personave tjerë dhe me gjasë ka të bëjë me grupin e Drenicës. Në këtë rast prokurori i rastit nëse nuk ka pasur arsye të fortë dhe këtë nuk e ka bërë me pëlqimin e gjyqtarit të procedurës paraprake atëherë ka bërë shkelje procedurale”, ka thënë ai.

Sipas tij, të gjithë presin që kjo gjykatë të mos i nënshtrohet asnjë presioni dhe punën e saj ta bëjë në mënyrë të pavarur.

Ai thotë se prokuroria ka vënë në presion edhe gjyqtarin e procedurës paraprake, me rastin në fjalë.

Avokati Artan Qerkini ka thënë se veprimi i Prokurorisë që përmes një komunikate kanë komunikuar për aktakuzën, bie ndesh me rregulloren e procedurës e cila përcakton momentin se kur një aktakuzë duhet të bëhet publike.

Sipas tij, nuk është e natyrshme që një person ta kuptoj që është i akuzuar përmes komunikatës.

Qerkini ka thënë se ajo komunikate bie ndesh edhe me komunikatën paraprake me 28 prill, ku mes tjerash thuhet se të dhënat janë konfidenciale derisa të konfirmohet nga gjyqtari i procedurës paraprake.

“Me komunikatën paraprake ata aktakuzës po i japin tretman konfidencal dhe në komunikatën tjetër po i publikojnë emrat. Si mund të ketë konfidencialitet nëse dihen emrat. Prokuroria po e cenon edhe prezumimin e pafajësisë. Nuk mund të themi se është respektuar kushti i konfidencialitetit të vendosur nga vet rregullorja”, ka thënë ai

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments