Futbollistët e Shqipërisë e kanë shijuar në maksimum fitoren 3-0 ndaj Çekisë
Ata pas përfundimi të ndeshjes kanë festuar së bashku me tifozat e pranishëm në stadiumin ”AIR Albania”, shkruan IndeksOnline.
Nën ritmet e këngëve patriotike, e në veçanti këngës “Mora Fjalë”, kushtuar Komandantit legjendar Adem Jasharit dhe me plisa në kokë, futbollistët e Shqipërisë kënduan dhe festuan fitoren e sotme ndaj Çekisë./IndeksOnline/