Pas rritjes së çmimit të ujit, mbeturinave dhe tatimit në pronë, tani Komuna e Tetovës shtrenjton edhe taksën për rregullimin e tokës ndërtimore (komunaliet).
Derisa udhëheqja komunale vazhdon të shtrenjtojë çmimet e shërbimeve, duke goditur drejtpërdrejt xhepin e qytetarëve, nuk ka përmirësim të dukshëm në cilësinë e jetës së qytetarëve.
Komuna mundohet të gjenerojë më tepër të ardhura duke rritur çmimet, por në fund këto të ardhura harxhohen në restoranet e këshilltarëve dhe në kontrata për militantë partiakë (570,000 euro), derisa buxheti i qytetarëve pëson.
